Jo shumë kohë pasi u nda me Olivia Wilde, Harry Styles filloi me “Love On Tour”, turneun e tij, por edhe u bë viral me ngjarje të ndryshme të papritura në skenë gjatë koncerteve.

Pavarësisht se ai udhëton nga qyteti në qytet, Stiles ia del dhe gjen kohë për jetën e tij personale.

Sipas një raportimi të Daily Mail, këngëtari i njohur duket se ka vazhduar jetën e tij dhe ka gjasa të jetë në një lidhje me një influencuesen e famshme.

Bëhet fjalë për Yan Yan Chan, një blogere të cilen e ka njohur teksa ndodhej në Australi për koncerte. Tabloidi flet për një miqësi që nisi përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe përfundoi në një takim, por edhe një udhëtim që ata bënë së bashku.

Një tjetër element që ndoshta “dëshmon” për partneren e re të Stiles, është se ai e ndjek atë në rrjetet sociale.

Yan Yan Chan, e cila punon edhe si modele, është fotografuar në një nga koncertet e 29-vjeçarit në Australi, ndërsa një burim pranë yllit tha se “Harry-t i pëlqen të ketë shoqëri të mirë derisa është larg shtëpisë dhe Yan Yan është shumë argëtuese.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb