TIRANE-Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Vilma Bello do të jenë tre deputetet e zgjedhura për të drejtuar grupin më të ri të punës të ngritur pranë PS, që do të merret me emërimet dhe shkarkimet në administratë.

Ky grup pune do të kalojë në sitë performancën e administratës për emërimet, shkarkimet apo zëvëndësimet. Një grup i ngjashem u ngrit edhe në shtator të 2015 nga PS dhe duket se do të vazhdojë punën edhe përgjatë këtij mandati të dytë qeverisës.

Drejtueset do të analizojnë dhe vlerësojnë performancën, kapacitetet dhe emërimet në administratës publike sipas rajoneve, pra secila nga 4 qarqe të vendit.

Deputetet Gjylameti dhe Kushi kanë drejtuar edhe më parë këtë grup pune. Tre deputetet socialiste pritet të nisin së shpejti punën në koordinim edhe me kryetarët e PS në rrethe por edhe ministrant përkatës.

Vendimi për ngritjen e këtij grupi pune është marrë pas diskutimeve gjatë dy mbledhjeve të qeverisë Rama 2, fillimisht në Llogara dhe këtë javë në Velipojë./Panorama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: