Reperi i njohur shqiptar, Sparksi, festoi ditëlindjen sot e në këtë ditë vendosi edhe të surprizojë partneren.

“Prive” bën të ditur se në festën e tij të ditëlindjes, të organizuar mbrëmë larg syrit të publikut, ai i propozoi të dashurës për martesë.

Në pamjet e publikuara Sparksi shfaqet i ulur në gjunjë përpara vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

Reperi ka qenë shumë i rezervuar për jetën e tij private. Deri më tani ai ka zgjedhur të mos publikojë asnjë foto nga propozimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: