Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, akuzoi qeverinë se ka ndërmarrë vetëm “antireforma” dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestave kundër mazhorancës.

Berisha deklaroi se opozita mori pjesë në grupet e punës për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale me një kusht të vetëm: që proceset të mbështeteshin në ekspertizën ndërkombëtare.

Sipas tij, ka praktika të qarta ndërkombëtare që duhen ndjekur në procese të tilla, ndërsa akuzoi qeverinë se nuk i ka respektuar ato.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestat e organizuara në Tiranë.
“Me Edi Ramën ka vetëm antireformë. Në mbështetje të përpjekjeve tona për proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore, Territoriale dhe Zgjedhore, me një kusht të vetëm. Për reformën zgjedhore të merret ekspertiza e OHDIR-it dhe për Territorialen ekspertiza e konferencës rajonale. Ka pasur praktikë të qartë shpopullimin. Ndaj iu bëj thirrje shqiptarëve; ngrihuni në këmbë për të mbrojtur interesat tuaja jetike. Një protestë qytetare e pashembullt për vite, mblidhet në shesh në Tiranë. Bashkohuni në protestë.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: