TIRANE- “Tv Klan” ka publikuar sot foton e Armando Sulejmanit, ose i njohur ndyshme me nofkën‘Çipuri’, anëtar i bandës së Gaxhait.

Mbrëmjen e së dielës ai u plagos në një atentat në Vlorë në hyrjen e pallatit ku banonte, teksa ishte duke zbritur nga shtëpia në oborrin e pallatit.

Ai ishte bashkë me nipin, kur mbrëmjen e djeshme dy persona e qëlluan me silenciator duke e plagosur në dorë.

Ai ka qenë pjesë e bandës së Gaxhait dhe ishte dënuar 20 vite nga gjykata. Sulejmani kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ndërsa mendohet që atentatorët lidhen pikërisht me vrasjet e kryera në të shkuarën e tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me burgim përjetë Gazmir Brakën të njohur si Gaxhain. Ndërkohë, që për katër anëtarët e tjerë të bandës, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu gjykata dha dënimin e saj me 25 vite burgim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: