Rita Ora ka publikuar projektin më të ri muzikor “Let You Love Me” ku ka realizuar disa skena intime me një mashkull.

Puthje dhe prekje nën ritmet e muzikës kanë ngjallur shumë dyshime për ‘personazhin misterioz’.

Sonny Hall që shfaqet pranë Ritës ka një ngjashmëri të madhe me të dashurin e saj Andrew Watt.

Ai është me flokë të gjata kaçurrela, njësoj si muzikanti amerikan. Menjëherë pas publikimit të këngës, Rita e falenderoi për faktin se ia bëri xhirimet në skenat intime më të lehta duke mos dhënë detaje nëse Sonny ishte zgjedhja e saj.

Ndërkohë, kënga është pjesë e albumit të ri “Phoenix”, i cili pritet të jetë suksesi i rradhës për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb