Franca pritet të enjten të kalojë një “moment historik të zymtë”, duke shënuar 100,000 vdekje të shkaktuara nga COVID-19.

Sipas mediave të huaja, rreth 297 viktima u regjistruan të mërkurën në vend, duke e çuar totalin në 99,805.

Gjatë javës së kaluar, mesatarisht 293 njerëz humbën jetën çdo ditë nga virusi.

Franca do të bëhet vendi i katërt në Evropë që arrin këtë shifër pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Rusisë.

Ndryshe, SHBA vazhdon të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në botë me më shumë se 564,000 jetë të humbura nga pandemia. Pasohet nga Brazili, Meksika dhe India.

Franca zyrtarisht regjistroi vdekjen e parë të Evropës nga COVID-19 më 14 shkurt 2020, kur një turist kinez 80-vjeçar vdiq në spital pas tre javësh në kujdes intensiv.

Dymbëdhjetë ditë më vonë, u njoftua për vdekjen e shtetasit të parë francez, një burrë 60-vjeçar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: