Në një reagim në Facebook, Tritan Shehu shkruan se sot shqiptarët duhet të jenë krenarë , pasi sot më katër shtator është nata e festës liturgjike të të Shenjtës Nënë Tereza.

Statusi:

Shqiptaret kudo ku jane, sot duhet te jene vecanerisht krenare!

Sot me 4 Shtator bije nata e festes liturgjike te te Shenjtes Nene Tereza.

Personalitet i mbare njerezimit, figura me e rendesishme e epokes moderne te Kombit tone.

Ky komb, qe ka qene i afte te nxjerre nga “gjiri” i tij figura te tilla madhore si Nene Tereza, Gjergj Kastrioti Skenderbeu etj, qe kane ndryshuar ne mbrojtje te vlerave edhe rrjedhen e historise europiane e boterore, pa dyshim qe nuk mund te zbehe forcen dhe vlerat e tij, edhe perpara veshtiresive.

Prandaj duhet te jemi jo vetem krenare, por dhe besim plote per ate, qe mund te bejme sot dhe neser jo vetem per vehten tone, por dhe per Europen, te ciles i perkasim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb