Renato Arapi i ka dhënë lamtumirën fushave të lojës, por jo futbollit, pasi tashmë mban një detyrë të re te Teuta si drejtor sportiv. Pikërisht me këtë funksion të ri, ai ka analizuar edhe fitoren e skuadrës së tij ndaj Partizanit.

Në emisionin “Sport News Plus” të moderuar nga Daljana Sejdia, ai vuri theksin te fakti që pritet edhe më shumë nga ekipi durrsak përveç tri pikëve. Ai ka bërë edhe një bilanc të atyre që pritet të jenë rivalët e skuadrës së tij në luftën për titullin kampion.

“Ishte ndeshje deri diku e mirë. Them deri diku se pritshmëritë tona ishin më të larta duke parë edhe Superkupën. Po ekipi përballë të vështirëson punën. Ekipi kishte besim edhe para ndeshjes se vinte nga një ndeshje shumë e mirë kundër Vllaznisë, është mirë për kampionatin e ri.

Për ne është edhe çështja e fushës, këtë vit e nisëm në Elbasan se edhet tapeti është i rëndësishëm. Edhe tapeti i mirë të favorizon. Pritshmëritë ishin edhe më të larta, por atë që kishte përgatitur trajneri u munduam ti bënim,

Rivalët? Besoj që Vllaznia patjetër. Edhe Partizani. Unë personalisht them edhe Tirana, por me atë që pamë ndoshta i kanë krijuar probleme ata që janë larguar. E pashë pak të varur te Ngo, mund të ketë probleme:, theksoi Arapi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb