Trajneri i Laçit, Armando Cungu u shpreh se Vllaznia meriton titullin kampion. Në intervistën e dhënë pas fitores me përmbysje 1-2 të kurbinasve, Cungu vlerësoi shkodranët për përformancën.

“Pjesa e parë kishte momente të mirë për ne, dhe te Vllaznia. Preferoja të ishim të kujdesshëm duke pa dhe nivelin e lojës së Vllaznisë. Kam dërgu që në minutën e 20’ në nxemje lojtarë për të ndryshuar. Djemtë u futën shumë mirë në lojë. Duhet të jemi të kujdesshëm sidomos në minutat e fundit të ndeshjes. Komplimente djemve për shpirtin e garës, lojën dhe interpretimin. Komplimente dhe Vllaznia e meriton për të sjellë titullin në Shkodër”.

Ujka dhe Soboëale? “Ujka disa ndeshje rresht të mira. Në rritje, është lojtar me kualitet, ka futboll, di të interpretojë mirë fazat dhe sistemet e lojës. Është pikë shumë e fortë e jona. Pretendoj shumë më tepër me cilësitë që ka. Dhe për Soboëalen mund të them të njëjtën gjë. Ka pas probleme fizike dhe sot, nuk është në 100% e tij. Kërkojmë kontributin maksimal të të gjithë lojtarëve”.

Asnjëherë 3 fitore radhazi. “I kam vendos fajin problemeve psikologjike. Me 1 pikë nuk mund të shkosh askund, e pamë veten në pozita aspak komode. Është ekip i ri, një pjesë e lojtarëve hera e parë që janë në Superligën shqiptare. Sidoqoftë jam i kënaqur me ndeshjet e fundit. Duhet t’i japim kurajo dhe besim lojtarëve për të zbritur në fushën e lojës”.

Diferencat e skuadrave në këtë kampionat. “Mendoj se janë 3-4 vitet e fundit ku mund të mundësh dhe të mundesh nga gjithkush. Është kampionat i vështirë. Nuk ka më emra të mëdhenj, po ekipe që investojnë. Është evidente kjo gjë” – Tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: