MEKSIKE
“A Star Is Born” në natën e madhe të ndarjes së çmimeve Oscar mori çmimin “Kënga më e mirë origjinale”. Gjatë ceremonisë, protagonistët e filmit aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga dhanë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow”.
Por duket se pas çmimeve Oscar Lady Gaga ka vendosur të bëjë disa ditë pushime. Këngëtarja e njohur është kapur mat në plazhet e Cabo San Lucas në Meksikë.
Në fotot e publikuara nga revista italiane “Chi” shohim këngëtaren topless në shoqërinë e mikeshës së saj. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë 33-vjecarja është ndarë nga i fejuari i saj, Christian Carino.
(BalkanWeb)