KORÇË

Dy vajza 10 dhe 19 vjeçe janë përplasur nga një makinë pak më parë në Korçë.  “BalkanWeb” mëson se vajzat janë përplasur teksa po tentonin të kalonin rrugën. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime policore i thanë gazetares Lorena Kodra se shkak i aksidentit dyshihet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i policisë:

“Në unazën e qytetit të Korçës, shtetasi I.B., duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, dyshohet se ka përplasur dy shtetaset A.R., 19 vjeçe dhe P.N., 10 vjeçe, (këmbësore në rrugë) të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: