ELBASAN

Një e vdekur dhe katër të plagosur në një aksident të rëndë në Elbasan. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Gjocaj ku dy automjete janë përplasur me njera-tjetrën.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, pesë persona kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital por një grua 65-vjeçare nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës. Nga të plagosurit, një është në gjendje kritike, dy të tjerë janë plagosur rëndë por pa rrezik për jetën, ndërsa një tjetër më lehtë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dy prej të plagosurve janë identifikuar si Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça.

Policia që ka shkuar tashëm në vendngjarje ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Peqin/ Informacion paraprak
Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete, për pasojë një shtetas ka ndëruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtatas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit (foto ilustruese)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb