Gazetarja Shpresa Dine bën me dije për BalkanWeb se operacioni po zhvillohet për ekzekutimin e disa urdhër  arresteve ndaj zyrtareve të administratës. Raportohet se janë arrestuar disa persona.

Policia po kryen veç arresteve, edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve.

Mësohet se në pranga kanë rënë Artur Musai, ish-Kryeinspektor i INUV, Vangjel Xhavara, Besian Koci, Erton Zekaj, inspektorë.

Musai, Xhavara dhe Koci janë ende në detyrë në Bashkië e Sarandës, në pozicione të tjera, të transferuar nga detyra para disa muajsh.

Ata akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje në Ksamil, kryesisht gjatë periudhës mars-qershor 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb