Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar pas takimit me presidentin Bajram Begaj në Presidencë.

Kim ka falënderuar presidentin Begaj për diskutimin e sotëm, duke theksuar se biseda u fokusua në çështjet kuçe. Më tej shton se roli institucional i Presidencës është  në përputhje me kushtetutën, dhe thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

Postimi:

“Faleminderit President Bajram Begaj për diskutimin e sotëm të çështjeve kyçe të marrëdhënieve. Roli institucional i Presidencës, në përputhje me kushtetutën, është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: