Krimi në familje trondit Durrësin. Gazetarja e BalkanWeb, Klodjana Haxhiaj, raporton detajet e para nga ngjarja e rëndë.

Viktima është Enver Balla, 62 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga djali i tij 34-vjeçar, Esmerald Balla. Mësohet se ngjarja ka ndodhur 20 ditë më parë në Shënavlash.

BalkanWeb mëson se djali kishte denoncuar në Policinë e Durrësit zhdukjen e të atit në datën 13 gusht. Por pas hetimeve rezultoi se krimin e kishte kryer djali 34-vjeçar. Me të marrë kallëzimin, policia ka vënë në përgjim të riun.

Nga komunikimet ka rezultuar se krimin e kishte kryer vetë ai, ndërsa për të mbuluar ngjarjen kishte bërë denoncim të rremë në Policinë e Durrësit.

Esmerald Balla është arrestua nga uniformat blu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: