VLORE– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në afërsi të lagjes së “Çoles” në Vlorë. Dy persona të cilët ndodheshin në një makinë kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, dhe fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngajrja, pasi të dy palët e përfshira në “përplasje” u larguan me shpejtësi, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur xhamat e thyer të makinave si pasojë e plumbave.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb