SHËNGJIN

Një jaht i braktisur është gjendur këtë mbrëmje në afërsi të Shëngjinit. Jahti është konstatuar nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare.

Jahti që është gjetur i braktisur ka një flamur slloven. Ndërsa, autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Në jaht nuk kishte persona dhe nuk është gjetur asnjë dokument. Jahti është ruajtur gjatë gjithë natës nga policia.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “Balkanweb” se mjeti është gjendur nga policia kufitare në zonën e Patokut. Sipas burimeve, bëhet me dije se Veliera ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb