Gjendet trupi i pajetë i një 74 vjecari në lagjen Clirim të Beratit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se trupi pa shenja jete ndodhej në katin e dytë të një pallati, që dikur ka qenë Konvikti i Vajzave.

Pas viteve 90’të, aty janë strehuar familjet e pastreha dhe të vetmuarit.  Zjarfikësit hynë në shkallë nga dritarja e katit të dytë.

Identiteti i viktimës është shtetasi P.S. Trupi u gjet i dekompozuar. I moshuari mendohet se ka ndërruar jetë prej kohësh, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb