TIRANË

Kinematë që funksionojnë në mbarë vendin tonë do të hapen, sipas protokolleve të koronavirusit.

Udhrri për hapjen e kinemave është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Urdhri i Manastirliut është tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare.

Botimi në Fletoren Zyrtare:

URDHËROJ

Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e    masave    të    veçanta    dhe    kufizimeve    për parandalimin   e   përhapjes   së   COVID-19”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik  për  parandalimin  e  përhapjes  së  infeksionit COVID-19.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Ogerta Manastirliu

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb