E rëndë në spitalin Infektiv. Një pacient me koronavirus është hedhur nga ballkoni i COVID 1. Deri më tani nuk dihet identiteti i pacientit, ndërsa mësohet se 70-vjeçari me iniciale R.G., ka marrë dëmtime serioze.

“BalkanWeb” mëson se pacienti ishte i shtruar prej disa ditësh në këtë spital. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se pak kohë më parë tre pacientë me koronavirus i dhanë fund jetës në spitalet COVID, ndërsa u hodhën nga lartësia.

Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koça nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit” në gjendje të rënduar psikologjike, ku për pasojë ndërroi jetë. Ndërkohë, që në 2 shtator Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i COVID 2 vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty. Ndërkohë rasti i tretë ishte ai i Preng Gjonajt, 52 vjeç, me origjinë nga Tropoja e me banim në Tiranë, u regjistrua në 1 nëntor sërish tek Sanatoriumi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb