VLORE

Arrestohet nga policia një person i dënuar me burgim të përjetshëm. Gazetarja Dorjana Bezat tha për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për shtetasin Tesi Basho, i cili rezulton të jetë arratisur nga burgu në Itali.

Burime për “BalkanWeb” thanë se operacioni për arrestimin e Bashos u krye në Selenicë të Vlorës.

Basho

Tesi Basho, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, së bashku me dy të dënuar të tjerë, gjithashtu shqiptarë, u arratisën nga burgu në Itali ku vuanin dënimin mbrëmjen e 26 tetorit 2016. Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakolare arratisjen e tre shqiptarëve të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia.

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb