Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për mediat  ka ndarë rezultatet e hetimit disa mujor nga Antikorrupsioni.

Gjatë fjalës së tij Manja deklaroi se zyrtarë të lartë të trajtimit të pronave janë të përfshirë në korrupsion, ndërsa shtoi se ka kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të Pronave, duke shtuar se është koha që SPAK të hetojë skemën e korrupsionit.

“Jam këtu për të ndarë me opinionin publik rezultatet e një hetimi disa mujor, nga drejtoria anti korrupsion, në agjencinë e trajtimit të pronave. Ka dyshime se njësia anti korrupsion, nëpërmjet hetimeve, për disa skema përfitimi abuzimi dhe korrupsioni ku janë përfshirë zyrtarët më të lartë të trajtimit të pronave, kjo është goditja më e rëndësishme dhe hetimi më serioz i zhvilluar nga kjo njësi. Pas një hetimi të gjatë, zyrtarja e agjencisë së pronave rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do ia drejtoj SPAK dhe është radha e SPAK të thellojë hetimet”, tha Manja.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu referuar deklaratës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, theksoi se tashmë është radhe e SPAK të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

“Njësia Antikorrupsion në veprim. Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë.  Pas një hetimi të gjatë të kësaj njësie, zyrtarja më e lartë e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtori i kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës. Është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve”,. është shprehur Rama ne një reagim ne Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: