DURRES- Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb”, se dy persona të pajisur me elektroshok kanë hyrë në një argjendari në pronësi të Gj. Ngresi, dhe pasi kanë kërcënuar shitësen, kanë grabitur dyqanin.

Mësohet se në momentin e ngjarjes në argjendari ndodhej vetëm shitësja.

Pasi kërcënuar me armë punonjësen, e kanë goditur me elektroshok, dy grabitësit kanë marrë sendet me vlerë, rreth 2 kg flori në formë bizhutesisht. Pas kësaj, autorët u larguan me shpejtësi.

Menjëherë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
grabitja
Informacion paraprak
Më datë 18.04.2018, në lagjen Nr. 4 Durrës, në një argjendari dy persona të paidentifikuar, kanë marrë një sasi bizhuterish dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
grabitja 333

grabitja 5
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: