Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, e për fat të mirë nuk ka shkaktuar të lënduar. Policia ka bërë me dije se në ashensorin e një pallati në lagjen “ 1Maji” ka rënë zjarr, por nuk ka pasur rrezik për banorët.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb