DURRËS

Një përplasje me armë ka ndodhur sot në qytetin Durrësit. Nga të dhënat e para raportohet se ka mbetur një shtetas i plagosur, i identifikuar si Julian Meçaj.

Policia dhe grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj raporton se ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Ish-Kënetës, pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Disa minuta pas plagosjes, Policia e Durrësit ka gjetur një makinë të djegur, e cila dyshohet të jetë e autorit/ve. Menjëherë janë ngritur pika konttrolli në disa rrugë dhe po punohet për kapjen e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: