Një person ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Maliq. Sipas informacioneve të para dy persona janë konfliktuar me thika dhe kanë qëlluar njeri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, teksa tjetri ka mbetur i plagosur.

Mësohet se viktima është Nesti Sotir, rreth 60 vjeç, kurse autori i dyshuar është identifikuar Velo Azisllari, i cili ndodhet në spital i plagosur. Si viktima dhe autori janë fermerë dhe blegtorë dhe merren me bagëti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rembec, teksa dyshohet se ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta pikërisht për punën që bënin. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: