LUSHNJË

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Gazetari Julian Kasapi raportoi për “BalkanWeb” se viktima, i identifikuar si Muhamet Fusha është gjetur në afërsi të fshatit Golem.

Policia e lajmëruar nga kalimtarët ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetime zbardhjen e ngjarjes. Sipas policisë, dyshohet se 70-vjeçari është aksidentuar për vdekje dhe autori i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: