Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e këshilltarit të presidentit Ilir Meta për Çështjet e Emergjencave. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Ilir Meta përmes një postimi në ‘Facebook’.

Meta theksoi se ky vendim vjen për shkak të angazhimeve të reja në të ardhmen që do të marrë Prençi.

REAGIMI I METES
Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, z.Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.
Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen. ??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb