DURRËS

Tronditet Durrësi. Një person ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me automatik rreth orës 13:00 në qytetin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të Durrësit, ndërsa viktima është Feriz Bardhi, rreth 40 vjeç.

Policia është njoftuar për ngjarjen, ndërsa personi është dërguar i plagosur në spital por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pse është futur në operacion.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: