DURRËS

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes pak minuta pas vrasjes që tronditi sot qytetin e Durrësit. Policia thotë se i vrarë me armë zjarri ka mbetur shtetasi Feriz Bardhi, 40 vjeç nga fshati Shën Vlash, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Informacion Paraprak
Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: