TIRANË

Një çift bashkëshortësh, burrë dhe grua janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Alliasit në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Njazi Meka’ dhe janë plagosur dy persona.

Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës ku do të marrin ndihmën mjekësore pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një banese por nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe shkaku i plagosjes. Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme.

Allias
Allias

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb