KORÇË- Tjetër sasi e madhe droge është kapur nga Policia e Shtetit këtë radhë në Vithkuq të Korçës. Mësohet se janë sekuestruar plot 23 thasë me kanabis.

korce vithkuq droga (1)

Sekuestrimi ka ardhur në bazë të aksionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që ka të bëjë me kontrollet e ambienteve të ndryshme për goditjen e magazinimit të lëndëve narkotike.

korce vithkuq droga (5)

Gjatë kontrollit në dy ambiente të ndryshme konkretisht në çatinë e një ndërtese dhe në banesën e një shtetasi tjetër në Vithkuq, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 23 thasë me një sasi rreth 300 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, si edhe 2 armë zjarri, deklaron zyrtarisht Policia e Shtetit.

korce vithkuq droga (3)

Janë shoqëruar dy shtetas të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.

korce vithkuq droga (2)

(m.k./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: