Një i ri ka mbetur i plagosur në Maliq, pasi është hedhur nga një shtylle elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në fshatin Pendavinj. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçarin me iniciale N.Ç.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: