Lajm i keq për PSG. Sulmuesi Kylian Mbappe do të mungojë rreth 3 javë. Ky ka qenë lajmi i bërë publik nga klubi parizien, me anë të kanaleve zyrtare.

Në këto kushte, tekniku Galtier nuk do ketë në dispozicion yllin e skuadrës për ndeshjen me Bayern Munchen në Champions League, e programuar për 14 shkurt. “Pas ekzaminimeve, Kylian Mbappe vuan nga një zgjatje e kofshës së majtë në nivelin e bicepsit femoral. Kohëzgjatja e tij e jashtë fushave vlerësohet në tre javë“, shkruan PSG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb