TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Real Story” në News 24 kanë debatur për projektrezolutën e Partisë Socialiste, të cilën sot Balla e depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë ku përmes saj synohet të ketë një kontroll të shtuar mbi ndikimet e jashtme në procesin zgjedhor, për financimet e mediave por dhe mbi disa fusha të tjera.

Gazetari Eduard Zaloshnja u ndal tek lajmet e rreme të cilat sipas tij janë kthyer në shqetësim serioz për shoqërinë. Ai shtoi se zgjidhja e këtij fenomeni dhe frenimi i gënjeshtrave duhet të bëhet vetëm përmes gjykatave.

“Për lajmet e rreme kemi problemet e brendshme dhe ato të jashtme. Unë po flas për lajmet e rreme. Këtu portale të ndryshme prodhojnë lajme të rreme. Kjo zgjidhet vetëm përmes gjykatave. Nuk mund të zgjidhet nga AMA. Rreziku i huaj dhe që ne nuk e kemi ndjerë, sepse SHISH nuk na informon se çfarë ndërhyrje ka pasur. Mua do të duket çudi të mos ketë pasur, por të paktën unë them Rusia”-tha Eduard Zaloshnja.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Ervin Bushati tha se synimi i projektrezolutës është që të hartohen ligje kontrolluese duke kaluar në sitë edhe burimet financiare të mediave.

“Mos ta shohim si fenomen shqiptar, sepse nuk ka lind dhe nuk do të vdes në Shqipëri.  Media klasike është zvogëluar në gamë. Teknologjia ecën shumë shpejtë. Ne duhet të ndërtojmë legjislacionin se çfarë bëjnë këtë njerëz dhe çfarë bëjnë këta media. Të gjitha mediat po bëhen më kreative, pra mos të themi se po gënjejnë. Çfarë duhet të bëjmë në Shqipëri, që këto media të mos bëhen të rreme. Puna është të mos jenë të dëmshme. Kjo rezolutë këtë bën, të shohim se kush janë burimet financiare qoftë në politikë, qoftë në media.

Gazetari Alfred Lela tha se për ta zgjidhur këtë çështje, Kuvendi dhe komisioni i ligjeve duhet të ulet me grupet e intersit dhe t’i dëgjojë shqetësimet e tyre. Ai kritikoi dhe ishte i ashpër me disa prej deputetëve që janë sot në Kuvend.

“Sugjerimi im është ky: ligjvënësit duhet të ulen me grupe interesi të vërtetë. Më injorantët e vendit sot janë aty”-tha Lela.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb