Në fillim të këtij viti, programuesi kinez Jixian Wang u zhvendos në qytetin port ukrainas të Odesa për çështje punë.

Muaj më vonë, Rusia pushtoi Ukrainë. Wang zbuloi se në atdhe, miqve dhe familjes së tij po iu thuhej një version tjetër i asaj që po ndodhte në Ukrainë, nga media shtetërore kineze.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, ai vendosi të që fillonte të bënte video që nxirrnin në pah realitetin e situatës dhe i postoi ato në mediat sociale kineze me shpresën për të arritur tek bashkatdhetarët e tij, raporton BBC.

Që atëherë ai është censuruar shumë dhe për një kohë të shkurtër i riu ka ndërprerë kontaktet me familjen e tij. Por Wang i thotë BBC-së se është i vendosur të vazhdojë deri në fund misionin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb