TIRANË

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

“BalkanWeb” sjell pamjet e para nga vendngjarja, ku shihen policë të shumtë të mbledhur në vendngjarje, përkatësisht te lulishtja e “Komunës së Parisit.

Siç shihet në video, me dhjetëra policë kanë rrethuar zonën, ndërsa gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka mbetur i plagosur në këmbë një person me inicialet R. B., 22 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, dyshohet se atentatori është larguar në drejtim të paditur dhe është ende i paidentifikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb