GJIROKASTËR

Një grabitje ka ndodhur këtë pasdite në Gjirokastër. Mësohet se është grabitur një argjendari në lagjen “18 Shtatori, në qytetin e gurtë.

Nga të dhënat e para, gazetarja Brikena Metaj bën të ditur për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.

Siç raporton gazetarja Metaj për “BalkanWeb”, tek argjendaria kanë shkuar dy persona me një makinë “Golf”, ngjyrë e bardhë, ku njëri ishte shofer dhe tjetri mbante një armë tip automatik, me të cilën ka kërcënuar shitësin.

Ndërkohë, nuk dihet ende vlera e sendeve të grabitura, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për kapjen e autorëve dhe mjetit, me të cilën kryen grabitjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb