TIRANË

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës së kaluar në Tiranë, duke tronditur sërish vendin.

Një 60-vjecar me koronavirus është hedhur nga lartësia e një spitali dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se pacienti është hedhur nga spitali Covid-2 Shefqet Ndorqi, duke u bërë kështu pacienti i pestë me koronavirus që i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb