Një tjetër mjek shqiptar ka dalë pozitiv me koronavirus. Mësohet se është infektuar me virusin e rëndë një mjek tek Ugjrenca e Traumës.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të mjekut, stafi mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve, pasi më herët pozitive me COVID-19 ka dalë edhe një infermiere.

Kujtojmë që Urgjenca e Spitalit të Traumës është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb