TIRANË

Një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e Saukut, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se nga konflikti është plagosur me kaçavidë një 23-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Danjel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: