ORIKUM

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur këtë pasdite në Orikum. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se lënda plasëse është vënë pranë pranë një banese.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Orikum/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb