TIRANË

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”, ku siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gazetarja Bezat raporton se të shtënat me armë janë shënuar pas një sherri mes disa të rinjve. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të vërtetën dhe kapur autorët.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb