Një e banore e moshuar që jeton në kompleksin e përfshirë nga zjarri pranë QSUT, pasditen e sotme, ka mundur të evakuohet pas ndërhyrjes nga zjarrfiksësit.
Forcat zjarrfikëse kanë hyrë nga dritaret e kompleksit të përfshirë nga flakët, duke shpëtuar të moshuarën.
Sipas informacioneve të gazetarëve të BalkanWeb dhe News24, pjesa më e madhe e banorëve është evakuuar nga kompleksi.
Për shkak të gjendjes së rënduar, e moshuara është dërguar në spital.
