Policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në Malësinë e Madhe, ku një banesë u godit nga rrufeja, duke i marrë jetën një 51-vjeçari.

Banesa u përfshi nga flakët nga rrufeja, duke u djegur pjesërisht, e për pasojë mori plagë të rënda shtetasi Arben Ivanaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç.

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb