Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kompozitorin Avni Mula i cili dje u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Meta e cilëson Mulën si një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektuar, model qytetarie dhe figurë e dashur për të gjithë.

Më tej Presidenti thekson se është pranë Inva Mulës dhe familjes së dashur si dhe komunitetit të artistëve në këto momente të vështira.

 

 

STATUSI NGA ILIR META

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!

Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb