Zona e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë, e cila njihet ndryshe si Landfilli i Sharrës priti dhjetra studentë dhe pedagogë të Universitetit Politeknik dhe Universitetit Bujqësor në kuadër të programeve mësimore.

Kryesisht studentë të “Burimeve Natyrore”, te “Energjisë së Rinovueshme” dhe te “Mjedisit” pranë këtyre universiteteve mbyllën vitin shkollor në një mësim të hapur mbi njohjen e menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe standartet mjedisore që aplikohen nga shoqëria koncesionare “Integrated Energy”.

Studentët mbetën të impresionuar nga vizitat në kapanonin ku do të bëhet seleksionimi manual dhe automatik i mbetjeve, si dhe nga format e depozitimit të mbetjeve. Studentët vëzhguan nga afër se si cilësia e ujit, tokës dhe ajrit, kanë ndryshuar rrënjësisht dhe u ballafaquan me një zone e cila respekton mjedisin dhe e mbron atë.

Zona e Trajtimit të Mbetjeve të Tiranës është kthyer për studentët e universiteteve privat dhe publik në një zonë studimore dhe laborator shkencor. Landfilli i Sharrës është një vend unik në Shqipëri për kryerjen e studimeve të thelluara master doktotarurë dhe më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb