LUSHNJE

Një 32- vjeçar i cili kishte kthyer lokalin në një vend ku luheshin baste sportive dhe lojëra fati u arrestua në Lushnje.

Në lokalin e E.M, Policia sekuestroi laptopë, celularë ‘Samsung’, tableta dhe printera me logo të lojëra të fatit të cilat ishin në funksion për to.

Për më tepër Policia ka publikuar edhe fotot nga mjetet e sekuestruara.

NJOFTIMI I POLICISË

Lushnjë

Kontrolle për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: