Carlo Ancelotti dhe Guus Hiddink janë dy kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar Jose Mourinhon te Chelsea. Humbja 2:1 ndaj Leicester City ia ka thelluar edhe më shumë krizën Bluve të Londrës duke quar nëntë numrin e humbjeve deri më tani këtë sezon.

Kjo ka bërë që Jose Mourinhos t’i rrezikohet seriozisht posti i trajnerit te Chelsea. Sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, krerët e Chelseat do të diskutojnë sot për të ardhmen e Mourinhos, derisa Guus Hiddink e Carlo Ancelotti, janë dy kandidatët që mund ta zëvendësojnë portugezin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: